LAJME

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2021, 16:20

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në menaxhim e saj në mbarë vendin janë të hapura për qarkullim.

“Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat. Me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës”, thuhet në njoftim.

“Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të bores”.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për qytetarët që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika