Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
“Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.





