Ministria e Infrastrukturës ka publikuar raportin mbi gjendjen aktuale të rrugëve në Kosovë, ku gjendja më e vështirë është paraqitur në rajonin e Gjakova, ku gjatë ditës së kaluar ka pas intervenime në të gjitha akset rrugore për shkak të reshjeve të borës.Po ashtu, është intervenuar me kripë në të gjitha akset.Ndërsa, bëhet e ditur se në këtë rajon gjatë ditës janë hapur kanale në vendet ku ka pasur nevojë për largimin e ujit.
“Të gjitha rrugët janë të hapura dhe pa ngrica”, thuhet në raport.MI informon se për shkak reshjeve të borës auto-udha R6 Hani i Elezit nga ora 15:00 deri në ora 22:00 dhe temperaturave nën zero (-3) është intervenuar me kripë dhe pastrim bore mbrëmë, ndërsa sot temperatura ishte nënë zero (-5) është intervenuar me kripë si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.
“Në rajonin e Gjilani 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave dhe është pastruar bora. Auto-udhët: R7, N9, R6, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj dhe Gjakova janë krejtësisht të lira për qarkullim.





