- Reklama -

Ministria e Drejtësisë kërkon masa ndaj kryeprokurorit të Mitrovicës pas ndalimit të numërimit të votave

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kërkuar marrjen e masave ndaj kryeprokurorit të Mitrovicës, Njazi Rexha, pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte urdhëruar ndërprerjen e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut.

Në letrën e tij drejtuar ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, Sallahu ka theksuar se fillimisht çështja ishte në kompetencë të një prokurori tjetër.

- Reklama -

“Fillimisht prokurori kompetent për çështjen përkatëse ishte caktuar Prokurori i Shtetit z. Shpëtim Peci, mirëpo në ndërkohë, çështjen kishte marrë nën kompetencë vetë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Njazi Rexha, pa ofruar ndonjë arsyetim për palët e përfshira apo publikun dhe i cili kishte vendosur për ndërprerjen e procesit të numërimit pranë Qendrës Komunale për numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut,” – ka shkruar Sallahu.

Ai ka theksuar se kryeprokurori Rexha është bashkëshorti i Nafije Rexhës, kandidate për asamble komunale të PDK-së në Mitrovicë, gjë që sipas tij përbën konflikt interesi.

Por, bashkëshortja e kryeprokurorit të Mitrovicës, duke folur për KALLXO.com ka mohuar se në vendimin e urdhërimit të ndërprerjes se numërtimit të fletëvotimeve, ka ndikuar ajo. Nafije Rexha tha se bashkëshorti i saj e ka kryer vetëm punën që i takon.

“Pse është ai fajtor që është bashkëshorti im? Ai e ka kryer vetëm obligimin që ka qenë vëzhgues i procesit, kështu që këto nuk kane qenë ri-numërime të votave të kandidatëve për asamble, por të kandidatëve për kryetar të subjekteve. Unë nuk i kam pasur votat e mjaftueshme, procedura e numërimit të votave për mua ka përfunduar, andaj kjo nuk ka të bëjë aspak me këtë”. – tha Nafije Rexha, bashkëshortja e kryeprokurorit të Mitrovicës, Njazi Rexhës, për KALLXO.com.

“Posa e nisa shkresën drejtuar U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, nga i cili kam kërkuar që në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Njazi Rexha, të ndërmerrën masa,” – ka shkruar ai.

Në kërkesën e tij, Sallahu ka propozuar tri masa konkrete ndaj kryeprokurorit Rexha.

Fillimisht, Sallahu ka kërkuar përjashtimin Njazi Rexhes nga trajtimi i mëtejmë i rastit, për shkak të konfliktit të interesit, dhe ka kërkuar që rasti të kalojë në juridiksion të Kryeprokurorit të Shtetit, për “zhvillim efikas të procedurës dhe shmangie të konfliktit të interesit”.

Gjithashtu, ai ka kërkuar fillimin e hetimeve disiplinore dhe penale ndaj Rexhës, në bazë të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Nenit 417 të Kodit Penal të Kosovës.

“Të shqyrtoni ankesën për shkeljen disiplinore të përmendur në këtë shkresë nga Kryeprokurori Rexha dhe të kërkoni nga Këshilli Prokurorial i Kosovës fillimin e hetimeve disiplinore… si dhe të ndërmerren hetimet e nevojshme për konstatimin lidhur me përgjegjësinë penale të zyrtarit në fjalë,” – thuhet në shkresën e Sallahut.

Prokuroria e Mitrovicës në orët e para të 11.11.2025 pati urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet numërimi i fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.

Sipas Prokurorisë, kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e numërimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime.

“Për këto arsye, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 11.11.2025.

Por, pasdite pikërisht më 11.11.2025, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rinis procesi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit të Votave në Mitrovicë të Jugut.

Sipas prokurorisë deri këtu ka ardhë pas njoftimit të kompanisë ‘CETIS’ që ka bërë shtypjen e fletëvotimeve për gabimin teknik.

“Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Mitrovicës./KALLXO.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort