Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka njoftuar në emisionin “60 minuta” në KTV planin e Ministrisë së Arsimit që nga e hëna të gjithë nxënësit dhe studentët t’i rikthehen procesit mësimor të normalizuar.
Sipas tij, ideja për kthim në normalitet ka ardhur pas rënies së rasteve me COVID-19 javëve të fundit.
“Duke e pa rënien e rasteve këto dy javët e fundit, edhe ne kemi marrë hapa për normalizim të procesit mësimor. Plani është që procesi mësimor të normalizohet nga java e ardhshme. Po zhvillohen konsultimet e fundit me autoritetet shëndetësore. Po shpresojmë nga e hëna nxënësit të kthehen në shkolla”, ka thënë ai.





