Ministria e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë ka dhuruar 29 tabela inteligjente për 10 shkollat e komunës së Prizrenit, në të cilat zhvillohet mësimi edhe në gjuhën turke.
Sot kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Sh.T. Sabri Tunç Angili, e me këtë rast është nënshkruar pranimi dhe dorëzimi i tyre.
Nga njoftimi zyrtar i komunës bëhet e ditur se kryetari Totaj dhe Ambasadori Angili diskutuan dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit, edhe në fusha të tjera, siç janë zhvillimi ekonomik, kultura e turizmi.










