Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar të gjithë studiuesit, hulumtuesit dhe komunitetin akademik se janë hapur konkurset për mbështetje financiare në fushën e shkencës për vitin 2026.
Ministria e Arsimit hap konkurset për mbështetje financiare në fushën e shkencës

-Konkursi për projekte të vogla shkencore mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 04.06.2026 në ora 16:00.
-Konkursi për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2026 mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 04.06.2026.
-Konkursi për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor ndikimi për vitin 2026 mbetet i hapur nga data 14.06.2026 deri më 30.09.2026.
-Konkursi për ndarjen e granteve të mobilitetit afatshkurtër të shkencëtarëve për vitin 2026 mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 30.09.2026 në ora 16:00.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon të gjithë studiuesit dhe institucionet e arsimit të lartë që të aplikojnë në këto thirrje, me qëllim të avancimit të kërkimit shkencor, mbështetjes së publikimeve akademike dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencës.
Për informata shtesë lidhur me kriteret, dokumentacionin dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




