LAJME

Ministri Vitia: Mbi 93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar

Ministri Vitia: Mbi 93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shtator 2021, 16:35

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot se situata epidimiologjike në Kosovë është përmirësuar, me rënie të numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve, ndonëse shqetësim mbetet numri i lartë i të vdekurve.

Në një konferencë për media, ku shpalosi masat që do të vazhdojnë të jenë në fuqi dhe masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër, ministri Vitia u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se është mënyra më efikase për të parandaluar përhapjen dhe infektimin me COVID-19.

Vitia tha se deri më tani janë dhënë mbi 1 milion doza, dhe se së paku 680 mijë qytetarë janë vaksinuar me një dozë.

Ministri përmendi edhe një shifër interesante të të infektuarve të kohëve të fundit.

Sipas tij, mbi 93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika