- Reklama -

Ministri Sveçla: Terroristët janë barrikaduar në Manastir të Banjskës, koha e fundit që të dorëzohen

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është koha e fundit që mbi 30 pjesëtarë të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës në orët e hershme të së dielës, janë barrikaduar brenda oborrit të Manastirit të Banjskës.

Sveçla ka thënë se njësitet policore kanë rrethuar ata dhe se është koha e fundit që sulmuesit të dorëzohen.

- Reklama -

 

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth. Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë. Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë tyre”, ka shkruar Sveçla.

Në sulmin e të dielës në afërsi të fshatit Banjskë në Zveçan, ka vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa është plagosur polici Arlind Rashiti. Po ashtu u lëndua edhe një polic tjetër.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş