Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Xhelal Sveçla, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga Atasheu Policor Silvio Esposito.
Ministri Sveçla dhe Ambasadori De Riu biseduan për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral i cili do të konkretizohet në vizitën e Ministrit Sveçla në Itali që do të ketë në ditët në vijim.






