Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Prokuroria Speciale ka ngecur për t’i dhënë ndihmë procesit të hetimit të rastit të së shtunës pas operacionit të policisë në Leposaviq kundër kontrabandës.
Ai ka thënë se Porkuroria Speciale nuk është përgjigjur pozitivisht kur i është kërkuar nga policia që të marrë nën hetim ngjarjen e ndodhur. Kritikë bëri edhe ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore.
“Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë. Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë. Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta”, tha ministri.
Sveçla shtoi se kur organet e rendit ndërmarrin veprime kundër krimit të organizuar, ky veprim duhet të jetë i menduar mirë dhe i vendosur.
“Krimi i organizuar zhvillohet kur organet e rendit dhe drejtësisë hezitojnë”.





