Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, është takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, në Bruksel, në një takim që kishte për qëllim forcimin e dialogut strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit me Aleancën, përcjell Gazeta Express.
Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në çdo nivel, si dhe i është kushtuar vëmendje e veçantë Kosovës dhe rolit të KFOR-it në garantimin e stabilitetit dhe paqes.
“Roli strategjik të Korridori VIII dhe zhvillimii i Porto Romanos me mbështetjen e mëtejshme nga Aleanca, i rendësishëm për avancimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe rajonale”, thuhet mes tjerash në njoftim.
“Bruksel- Takim i rëndësishëm me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në çdo nivel. Vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes. Roli strategjik të Korridori VIII dhe zhvillimii i Porto Romanos me mbështetjen e mëtejshme nga Aleanca, i rendësishëm për avancimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe rajonale. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej rolin e saj në NATO, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë” – thuhet në njoftim