Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se brenda dy javësh do të hapet thirrja për aplikim në Programin e pagesave direkte, subvencione 2025.
Peci ka thënë se këtë vit kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, duke shtuar se procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit.





