EKONOMI

Ministri Murati publikon listën e 10 komunave me më së shumti borxhe

Ministri Murati publikon listën e 10 komunave me më së shumti borxhe
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2021, 17:09

Ministri i Financave dhe Transfereve, Herkuan Murati, ka publikuar një grafikon me 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara.

Murati ka thënë se këtë grafikon po e publikon pas interesimit të madh të mediave dhe publikut.Në grafikonin e publikuar nga Murati shihet se komunat me më së shumti borxhe janë, Gjilani, Ferizaji, Mitrovica,Rahoveci…

“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, ka shkruar Murati në Facebook.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika