LAJME

Ministri Murati: Është shënuar rekord me të hyra, kontribut të madh kanë edhe Doganat e Kosovës

Ministri Murati: Është shënuar rekord me të hyra, kontribut të madh kanë edhe Doganat e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2022, 12:20

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Doganës së Kosovës ka folur lidhur me të hyrat në vitin që shkoi.

Ai është shprehur i kënaqur me të hyrat e Doganës, ndërsa ka thënë se në eksport është shënuar rekord me mbi 700 milionë euro.

“Ne si Ministri e Financave, por edhe si Qeveri jemi të kënaqur me performancën sa i përket të hyrave, ku një kontribut të madh ka dhënë Dogana e Kosovës”.

“Është shënuar një rekord i të hyrave. Si përgjithësi mund të thuhet se të hyrat janë të jashtëzakonshëm, kemi një rekord edhe të eksportit me mbi 700 milionë euro, ka një rekord edhe të luftës ndaj kontrabandës dhe nuk ka lëshim nga shteti në këtë aspekt”.

“Unë i përgëzoj stafin e Doganës për këtë punë, dhe shpresoj se suksesi të vazhdoj edhe këtë vit”, tha Murati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika