LAJME

Ministria e Financave dhe BERZh nënshkruajnë marrëveshje për Energji Efiçiente për Prizrenin më vlerë mbi 6 milionë euro

Ministria e Financave dhe BERZh nënshkruajnë marrëveshje për Energji Efiçiente për Prizrenin më vlerë mbi 6 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2022, 11:40

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux në javën e takimeve vjetore në Marakesh kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin. Kjo marrëveshje që kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20% janë grant, synon investimet në Efiçiencën e Energjisë së Ndërtesave Publike në Prizren, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZh-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në anën e tij, Zëvendës Presidenti i BERZh, Alain Pilloux u shpreh se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq.

Gjithashtu, ai theksoi se Kosova tashmë është duke punuar intenzivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek, përkatësisht kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor. Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika