Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka mobilizuar ekipet profesionale të Institutit Bujqësor të Kosovës dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Komunën e Istogut.
Ministri Muja mobilizon ekipet për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në Istog

Sipas njoftimit të MBPZhR-së, ekipet, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi, po vlerësojnë dëmet në terren, nevojat për ndërhyrje urgjente dhe masat agronomike e fitosanitare për ruajtjen dhe rikuperimin e prodhimit bujqësor. Pas përfundimit të vlerësimeve, fermerëve do t’u përcillen rekomandimet profesionale për rikuperimin e kulturave të dëmtuara.
Për koordinimin e veprimeve, ministri Muja ka themeluar Shtabin për Menaxhimin e Situatës, ndërsa ka udhëzuar edhe hartimin e një programi të konsoliduar për rikuperimin e prodhimit bujqësor, që përfshin mbështetje për rimbjellje, ndërhyrje të menjëhershme dhe masa parandaluese për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Aksioni i Policisë dhe AKI-së rezulton me 4 të arrestuar, reagon ministri në detyrë Xhelal Sveçla

Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat

Mesazhe mashtruese në emër të drejtorit të Policisë, apel për qytetarët të mos bien pre

