LAJME

Ministri Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

Ministri Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2023, 17:44

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s dhe se në bazë të standardeve të saj, është duke u forcuar çdo ditë.

Kështu është shprehur ai derisa ka njoftuar se po bëhen përgatitjet për ushtrimin “Defender Europe 23”.

“Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake. Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka shtuar se Kosova në NATO është një nga amanetet e dëshmorëve të vendit./koha.net/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika