LAJME

Ministri Mehaj kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri Mehaj kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2022, 11:41

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përsëritur kërkesën e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Kërkesën Mehaj e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka shkruar Mehaj.

Këtë kërkesë Mehaj e ka bërë gjatë takimit me kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

Tutje, ai ka thënë se Torres është informuar edhe për zhvillimet e Kosovës, të arriturat dhe synimet që ka për të ardhmen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika