LAJME

Ministri Mehaj falënderon presidentin kroat pasi kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri Mehaj falënderon presidentin kroat pasi kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2022, 18:45

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi presidenti kroat, Zoran Milanoviq, në samitin e NATO-s ka propozuar që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkë me Kroacinë në rrugën e prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave euroatlantike të lirisë e demokracisë.

Postimi i plotë i Mehajt:

Në samitin e sotëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ka thënë Presidenti Milanoviq.

Ju faleminderit Miku ynë i madh!

Do të vazhdojmë së bashku me ju, vendin tuaj dhe popullin vëlla kroat në rrugën e prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave euroatlantike të lirisë, demokracisë, duke i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika