LAJME

Ministri Maqedonci: Turqia mbetet ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit

Ministri Maqedonci: Turqia mbetet ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2024, 16:18

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi disa takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Në këto takime thuhet se ai u njoh dhe u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Me këtë rast, bëhet e ditur që ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës, sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe, thuhet në njoftimin e ministrisë./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika