LAJME

Ministri Maqedonci pret zyrtarin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Ministri Maqedonci pret zyrtarin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2026, 13:47

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosova dhe Japonia, me theks të veçantë në mbështetjen e projekteve konkrete dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, duke e cilësuar këtë si një instrument kyç për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke rikonfirmuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika