LAJME

Ministri Maqedonci për “Javelin”-ët: Ka përfunduar faza 30-ditore, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat e blerjes

Ministri Maqedonci për “Javelin”-ët: Ka përfunduar faza 30-ditore, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat e blerjes
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2024, 21:42

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se ka përfunduar periudha tridhjetëditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”.

Sipas Maqedoncit, tashmë mund të vazhdohet me hapat e tjerë.

“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë”- ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci thotë se proceduralisht janë në pritje të ofertës së SHBA-së që më pas, bazuar në planin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të realizojnë blerjen.

“Proceduralisht jemi ne pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”- thekson ministri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika