LAJME

Ministri Latifi dhe UNICEF nënshkruajnë marrëveshje për vizitat mjekësore në shtëpi

Ministri Latifi dhe UNICEF nënshkruajnë marrëveshje për vizitat mjekësore në shtëpi
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2022, 16:43

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për planin e vizitave mjekësore në shtëpi.

Sipas njoftimit të MSh-së, programi i vizitave në shtëpi për shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës ka filluar të zbatohet në Kosovë në vitin 2014.

“Aktualisht ky program është i integruar në sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe zbatohet në 22 komuna të vendit. Programi i vizitave në shtëpi ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime të Kujdesit Parësor Shëndetësor për gratë shtatzëna, fëmijët nën 3 vjeç dhe prindërit e tyre, veçanërisht për familjet e cenueshme. Ministri Latifi dhe Zicherman vlerësuan se objektiv është zgjerimi i këtij programi në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim që përmes mjekëve dhe infermierëve të trajnuar, të ofrohen shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe gratë shtatzëna gjatë vizitave mjekësore në shtëpi, ndërkohë që u pajtuan të zgjerojnë mundësitë e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera në dobi të të gjitha komuniteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Programi i vizitave mjekësore në shtëpi zbatohet nga MSh dhe Kujdesi Parësor Shëndetësor, me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, përmes fondeve të Qeverisë së Luksemburgut.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika