Ministri Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Ministri Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se me kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe u takua për të koordinuar përgjegjësitë institucionale në mes të dy niveleve.

Ai në Facebook ka shkruar se ky takim i së premtes ishte “një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat” si platformë mes nivelit qendror dhe atij lokal.

“Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin Kryetarë të Komunës, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL në veçanti është e gatshme të ofroj ndihmen dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët”, ka shkruar ministri.

Krasniqi nuk ka përmendur çështjen e integrimit të institucioneve paralele shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në sistem të Kosovës. Ai ka thënë se takimet do të vazhdojnë me agjenda konkrete e të detajuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika