Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, deklaroi të shtunën se qytetarët në Teheran “do të paguajnë çmim të rëndë” nëse Irani vazhdon me sulmet raketore, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.
Ministri izraelit: Teherani do të digjet nëse vazhdojnë sulmet
LAJMEMë pak se 1 min. për lexim

“Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, ka thënë Katz pas një takimi me drejtues të ushtrisë izraelite për të diskutuar situatën.
“Nëse Khamenei vazhdon të lëshojë raketa drejt frontit të brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Keqinterpretimi i masave të BE-së kontribuoi në forcimin e narrativës kundër integrimit evropian

Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e Francës për Kosovën

Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit: Le të sjellë paqe dhe harmoni në familje

