LAJME

Ministri i Mbrojtjes: Sot 1 mijë ushtarakë u ushqyen për herë të parë me biftek të klasit të parë

Ministri i Mbrojtjes: Sot 1 mijë ushtarakë u ushqyen për herë të parë me biftek të klasit të parë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2024, 18:44

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se për herë të parë sot ushtarët e FSK-së, kanë ngrënë biftek të klasit të parë.

Ai tha se për ushqimin e ushtarëve po bëhen lajmë të rreme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Shpesh nga shumë akterë u tha se aspekti ushqimit ka qenë problem. Ju po ushqeheni me lajme të rreme e ushtarët po ushqehen me tri shujta. Sot pikërisht 1 mijë ushtarakë që i kemi në Babaj të Bokës kanë hëngër biftek të klasit të parë. I cili është servuar nga stafi i Ministrisë së Mbtojtjes dhe FSK-së.”, ka thënë ai para deputetëve të Kuvendi të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika