LAJME

Ministri i Mbrojtjes Maqedonci viziton Komandën e Forcave Speciale Turke

Ministri i Mbrojtjes Maqedonci viziton Komandën e Forcave Speciale Turke
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2024, 16:38

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se sot ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke, me ç’rast u prit në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Omer Ertugrul Erbakan.

Maqedonci përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së.

Ministri Maqedonci falënderoi Gjeneralin Erbakan për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika