Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha sot se në mesin e vendeve të Perëndimit dhe NATO-s ka nga ata që nuk duan që konflikti në Ukrainë të përfundojë.
Çavuşoğlu tha se nuk dëshiron të thotë se cilat vende janë, por se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e dinte mirë.
“Ka vende në Perëndim që duan që lufta të vazhdojë, duke përfshirë vendet anëtare të NATO-s. Nuk e kam fjalën vetëm për SHBA-në, po i referohem vendeve anëtare të NATO-s”, tha Çavuşoğlu./