LAJME

Ministri francez sot në Kosovë, takohet me Konjufcën

Ministri francez sot në Kosovë, takohet me Konjufcën
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2026, 07:14

Ministri për Evropë i Francës, Benjamin Haddad, po qëndron për vizitë në Kosovë. 

Ai sot do të pritet në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Takimi është paraparë të nisë në orën 9:00. 
Haddad, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, të dielën në mbrëmje është prtuar nga kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj.

Zulfaj i deleguar në këtë takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka theksuar se Kosova qëndron në solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarret e mëdha pranë Bordosë.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, shkroi Zulfaj në “X”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika