LAJME

Ministri Çeku uron pasardhësit në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit

Ministri Çeku uron pasardhësit në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2026, 18:18

Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka uruar Saranda Bogujevcin për emërimin e saj si Ministre e Kulturës dhe Turizmit, si dhe Blerim Gashanin për marrjen e detyrës së Ministrit të Sportit dhe Rinisë.

Përmes një njoftimi publik, Çeku shprehu bindjen se përvoja, përkushtimi dhe vizioni i tyre do të jenë shtysë për zhvillimin e mëtejmë të sportit, kulturës dhe turizmit në vend. Ai theksoi se këto fusha përbëjnë themel të identitetit dhe energjisë shoqërore dhe meritojnë angazhim të vazhdueshëm.

Duke iu referuar mandatit të tij të mëparshëm në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Çeku falënderoi të gjitha komunitetet dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për artistët, sportistët, punëtorët kulturorë, federatat, organizatat, profesionistët e trashëgimisë kulturore, të rinjtë, stafin e MKRS-së, institucionet e varësisë dhe kabinetin për punën dhe përkushtimin e tyre.

Në fund, ai uroi suksese dy ministrave në përgjegjësitë e reja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika