Home LAJME Ministri Çeku, prezanton projektin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Ministri Çeku, prezanton projektin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

0
Ministri Çeku, prezanton projektin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në rrjetin social facebook, përmes një postimi të ilustruar më fotografi, ka prezantuar projektin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

Postimi i plotë

Kështu do të duket së shpejti Lokaliteti Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë hapësirë tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore tashmë kanë filluar punët dhe vendi po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.

Projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithëpërfshirëse, ku përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët.

Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here