SPORT

Ministri Çeku në mbështetje te përfaqësueses së Kosovës, para ndeshjes takohet me Muriqin

Ministri Çeku në mbështetje te përfaqësueses së Kosovës, para ndeshjes takohet me Muriqin
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2022, 15:00

Sonte në Belfast, përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon ndeshjen e saj të radhës kundër Irlandës së Veriut në kuadër të Ligës së Kombëve.

Për të mbështetur përfaqësuesen kosovare, në Belfast ndodhet edhe ministri MKRS, Hajrulla Çeku, i cili ka postuar një fotografi me sulmuesin e spikatur, Vedat Muriqi, duke vendosur edhe një mbishkrim sipas saj

“Me djaloshin e mëhallës sime në Prizren, Vedatin tonë të jashtëzakonshëm në fushë e modest jashtë saj, sot në Belfast, pak orë para ndeshjes me Irlandën e Veriut. Forca Kosova 🇽🇰💙”, ka shkruar ministri, Çeku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika