LAJME

Ministri Çeku e bën atë që nuk e bënë parardhësit e tjerë, dëgjon hallin e artistit

Ministri Çeku e bën atë që nuk e bënë parardhësit e tjerë, dëgjon hallin e artistit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2021, 11:39

Çeku e bën atë që nuk e bënë ministrat e tjerë, dëgjon hallin e artistit
Një gjest i mirë si rrallëherë është parë nga një ministër i Qeverisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është fotografuar i ulur bashkë me një aktorit grevist, Sokol Plakollit përpara objektit të MKRS-së, shkruan Syri.net Kosova.

Çeku duket se po ia dëgjon hallet këtij të fundit, derisa shihen të ulur bashkë.
I mbështjell me thes të mbeturinave, kandidati për udhëheqës artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Sokol Plakolli po mban grevë urie para MKRS-së, duke kundërshtuar anulimin e konkursit për udhëheqës artistik të TKK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika