Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, përmes një postimi në Facebook, ka listuar investimet e përfunduara dhe ato në realizim në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë.
Ministri ka theksuar se vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit dhe monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë. Çeku u shpreh se janë përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa sipas tij, rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit.
“250 investime në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë (të përfunduara dhe në realizim). Me gjithë sfidat nga pandemia e inflacioni në pjesën e parë të mandatit, punët dhe investimet tona në infrastrukturë kulturore e sportive janë të pakrahasueshme me cilëndo periudhë paraprake. Vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë. Të gjitha në shërbim të artistit e sportistit, rinisë e fëmijëve, publikut dashamir të artit e sportit. Përgjatë mandatit, kemi përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa në rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit. Gjithashtu, mbi 60 projekte infrastrukturore janë në procedurë projektimi ose prokurimi, ku punimet pritet të nisin së shpejti. Investimet tona janë shtrirë në 31 komuna”, ka shkruar Çeku.
Tutje, ai ka listuar projektet e përfunduara dhe ato në realizim: