LAJME

Ministri Aliu njofton se janë hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë

Ministri Aliu njofton se janë hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2024, 18:31

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë zyrtarisht janë hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

Aliu tha se ky ishte synim i kamotshëm që shënon një arritje tejet të rëndësishme në fushën diplomatike në mes dy shteteve.

“Fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm, e përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime”, ka shkruar Aliu.

Ndryshe korridori ajror me Shqipërinë pritet që të shkurtoj kohën e fluturimeve deri në 20 minuta.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika