- Reklama -

Ministri Aliu jep lajme të mira në punët e digave në Kosovë

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar për punimet që po bëhen në disa diga në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Ndër të tjera, Aliu ka njoftuar se do të ndërtohen pesë diga të reja në qytete të ndryshme të Kosovës.

- Reklama -

“Drejt finalizimit të sistemeve të monitorimit për pesë Digat Ekzistuese në Ujman, Radoniq, Batllavë, Badovc dhe Përlepnicë, si dhe realizimit të pesë Digave të Reja në Firajë, Kamenicë, Kuqicë, Dragaqinë dhe Pollatë

Deri më tani kemi kompletuar sistemet e monitorimit gjeodezik, hidraulik, gjeologjik, sizmik dhe hidrometeorologjik, si dhe po vendosim sistemet automatike të alarmeve në Ujman, Radoniq, Batllavë, Badovc, Përlepnicë dhe Livoç. Gjithashtu, shumë shpejtë do e themelojmë Komitetin Shtetëror për Diga.

Si Ministri e kemi prioritet që të kemi një model të duhur mjedisor, që të balacojmë ndikimet mjedisore dhe sociale duke marrë masa lehtësuese për rehabilitimin dhe mbrojtjen e habitateve, por edhe duke ruajtur zonat me vlera të larta konservuese.

Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, synimi është që digat e reja të jenë për destinime multifunksionale si për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, menaxhimin e përmbytjeve, si dhe prodhimin e hidroenergjisë në Digat ku ka potencial të tillë” shkruan ministri në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort