Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me rastin e Krishtlindjes ortodokse, kanë vizituar dy familje serbe në Shtërpcë.
Ministrat Sveçla e Krasniqi vizitojnë dy familje serbe për Krishtlindjen ortodokse

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen orthodokse. Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja!.”, ka shkruar Sveçla.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

