Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u detyrua të çonte deputetët në një pauzë prej 20 minutash, pasi ulëset përpara tij, që u takojnë ministrave, ishin të zbrazëta.
Kur u kërkua që ministrat të dalin dhe të arsyetojnë projektligjet që janë sot në seancën që po vazhdon nga dje, ata nuk ishin aty, raporton “Zëri”.
“Kjo nuk është serioze”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe më pas Konjufca e vazhdoi duke thënë “Kjo përnime nuk është serioze. Pajtohem me Abelardin”.
Kryetari i Kuvendit dha pauzë për të pritur kthimin në seancë me numër më të madh të ministrave.
Deri në pauzë aty ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Teksa Albulena Haxhiu u arsyetua nga Konjufca, pasi tashmë ishte në një takim me Komisionin e Venedikut. /Zëri