LAJME

Mimoza Kusari shfaqet para Onkologjisë, ka një mesazh për pacientët me kancer

Mimoza Kusari shfaqet para Onkologjisë, ka një mesazh për pacientët me kancer
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2025, 08:33

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë.

Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit pasi pak muaj më parë është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Deputetja pati një mesazh për të gjithë pacientët me kancer përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook.

Në disa ditë e fundit, kështu fillon dita ime në seancën e rrezatimit në klinikën e Onkologjisë pranë QKUK-së. Ky proces nuk ndikon asgjë në mbarëvajtjen e punës sime apo në dinamikën e ditës më tutje. Prandaj nga këtu dua t’ju jap kurajë, t’ju dërgoj forcë dhe shpresë të gjitha grave dhe burrave që janë të prekur nga sëmundja e kancerit apo që mund të identifikohen ndërkohë. Mos e humbni shpresën, mos u dorëzoni. Mbi të gjitha, kjo është vetme dhe një sfidë tjetër të clën bashkë do t’ia dalim”, ka thënë ajo,

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika