LAJME

Milot Rashica me Galatasarayn fiton titullin, feston me flamurin e Kosovës

Milot Rashica me Galatasarayn fiton titullin, feston me flamurin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2023, 22:41

Galatasaray është kampion i ri i Turqisë.

Gjiganti turk skuadër në të cilën luan edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica sonte fitojë titullin e kampionit pas katër vitesh pas fitores kundër Ankaragucu (1-4).

Rashica, i cili në këtë sfidë bëri paraqitje mjaft të mirë, duke asistuar në golin e parë që e shënoi Icardi, titullin e kampionit e festojë me flamurin e Kosovës.

Kosovari luajti sezonin e parë tek skuadra turke në formë huazimi nga Norwich City.

Duhet cekur se ky titulli i 23-të në historinë e Galatasarayt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika