Meta ka paralajmëruar miliona përdorues të Facebookut, se informacionet për llogaritë e tyre mund të jenë kompromentuar nga ana e aplikacioneve të jashtme që shkarkohen në dyqanet e Google dhe Apple.
Në raportin më të fundit, hetuesit e sigurisë të kompanisë Meta kanë identifikuar mbi 400 aplikacione të rrezikshme, të dizajnuar të vjedhin kredencialet e llogarive të përdoruesve të Facebookut.
Aplikacionet janë të dizajnuar “për argëtime dhe të dobishme”, siç janë programet për fotografi, aplikacione për kamera, servisët VPN, horoskop dhe për fitnes.





