Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e ka ftuar Serbinë, siç tha ai “t’i ketë mend në kokë” tash kur raportet mes dyja vendeve po shkojnë drejt përkeqësimit.
Duke u përgjigjur ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria serbe për krime lufte ndaj katër oficerëve të lartë të ushtrisë kroate për krime lufte ndaj serbëve që pretendohet të jenë kryer në vitin 1995, Milanoviq tha se ky është “veprim jo inteligjent i Serbisë me të cilin kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian”.





