LAJME

Milaim Zeka me një “këshillë” për Albin Kurtin: Le ta arrestoj Armend Zemajn, e pastaj Arben Vitinë për dështimin me vaksina

Milaim Zeka me një “këshillë” për Albin Kurtin: Le ta arrestoj Armend Zemajn, e pastaj Arben Vitinë për dështimin me vaksina
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2021, 08:07

Analisti politik, Milaim Zeka ka ironizuar me dështimin e Qeverisë Kurti për sjelljen e vaksinave anti- covid në Kosovë, raporton Gazeta Blic.Madje, ai ka pasur edhe një “këshillë” për Albin Kurtin, që ta mbulojë këtë dështim.“I propozoj Albin Kurtit që ta arrestoj Armend Zemajn pse nuk kanë ardhur deri tash vaksinat në Kosovë”, tha ai, duke ironizuar me dështimin e Qeverisë Kurti për vaksinat.

Ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10, tha se pas arrestimit të Zemajt si fajtor pse s’kemi vaksina, pas disa muajsh ta arrestoj edhe Arben Vitinë, në mënyrë që ai mos të mbetet fajtori.
Ndërsa analisti politik, Krenar Shala tha se nuk është Albin Kurti fajtor pse s’kemi vaksina.Sipas tij, fajin e ka Avdullah Hoti, ish- kryeministri i kaluar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika