Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë, këtë fundjavë. Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.
Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.
Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shume se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike./abcnews.al
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

