LAJME

MF: Qeveria me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë

MF: Qeveria me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2024, 15:35

Ministria e Financave ka publikuar të dhëna lidhur me borxhin shtetëror nga viti 2019 deri me 2023.

Sipas komunikatës thuhet se Qeveria e Kosovës ka arritur ta ulë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të bruto produktit vendor në raport me periudhën para pandemisë.

“Vlen të theksohet se mes sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 ku masat për luftimin e saj rezultuan me një rritje në borxhin shtetëror, Qeveria e Kosovës me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë duke arritur që madje ta zvogëlojë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të BPV-së edhe në raport me periudhën para pandemisë, thuhet nga Ministria e Financave.

/IndeksOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika