- Reklama -

MetaPneumovirusi, IKShPK del me udhëzime për parandalimin e tij

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, ka publikuar një seri udhëzimesh dhe informacionesh mbi Metapneumovirusin Njerëzor (hMPV), pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, hMPV është një virus respirator që shpesh përhapet gjatë periudhës së dimrit, dhe ka simptoma të ngjashme me ato të një të ftohti të zakonshëm.

- Reklama -

“Përhapja e këtij virusi ndodh kryesisht përmes pikave të kollës dhe teshtitjes, si dhe kontaktit të ngushtë me individë të infektuar,” thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

IKShPK thekson tutje se MetaPneumovirusi është një patogjen respirator që mund të shkaktojë bronkit ose pneumoni, sidomos te fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe ata që kanë imunitet të dobësuar.

Ndërsa shumica e rasteve janë të lehta, autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar te individët që vuajnë nga kushte paraprake të mushkërive, si astma dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD).

Për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, IKShPK rekomandon disa masa të thjeshta. “Kujdesi dhe higjiena e rregullt janë çelësi për parandalimin e përhapjes së virusit. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të praktikojnë larjen e duarve, mbajtjen e maskave në vendet me shumë njerëz dhe mbulimin e kollës dhe teshtitjes”.

Aktualisht, nuk ka trajtim specifik për hMPV, dhe virusi zakonisht kalon vetë pas disa ditësh. Megjithatë, për pacientët me simptoma më të rënda, mjekët mund të rekomandojnë inhalatorë ose barna pa recetë për të lehtësuar simptomat.

“Ndërsa nuk ka një vaksinë specifike për këtë virus, masat e parandalimit janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit publik,” përfundon njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pesë metoda të vjetra për uljen e temperaturës në mënyrë natyrale

Përpara se të merrni ilaçe, provoni mënyra natyrale për...

Rrëfim: Dr. Naim Fanaj më “shpëtoi” jetën, arrita ta mposhti ankthin social

“Një ditë në fillim të verës, unë ndodhesha në...

Konfirmohet rasti i parë në Kosovë me linë e majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon...

Si ndikon mishi i kuq në rrezikun e diabetit të tipit 2

Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në...

Përfitimet shëndetësore të konsumit të mjaltit me stomakun bosh

Mjalta është një nga ushqimet natyrale më të vlerësuara...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort