LAJME

Meta në Sofje: BE të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Meta në Sofje: BE të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2022, 17:59

Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi sot në Sofje me homologun e tij bullgar Rumen Radev ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar që Bullgaria po i jep perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Ai me këtë rast ka theksuar se do të ishte shumë i rëndësishëm miratimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e Bashkimit Evropian, sa më parë, ashtu sikurse edhe vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Këto do të ishin qasje shumë të dobishme dhe strategjike të BE-së, për të dhënë mesazhe premtuese, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, dhe të gjithë ata, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen këtij projekti lirie, demokracie dhe paqeje në të ardhmen”, ka shkruar Meta në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika