Presidenti i deritanishëm i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se ka qenë privilegj të ishte në krye të shtetit shqiptar për 5 vite.
Duke publikuar një foto me fëmijët e tij, Meta ka uruar mbarësi për çdo familje shqiptare.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Meta.