Lojtari i Kosovës, Edon Zhegrova ka zhvilluar të dielën një 90-minutësh fantastik në përballjen që skuadra e tij, Lille e pati kundër liderit të Ligue 1, Paris Saint Germain.
Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Ligue 1, përfundoi 1:1.
Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë në minutën e 66-të për epërsinë 1:0 të Parisit. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe David realizoi në kohën shtesë. Ai shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri.





